Gjuajnë me armë nga vetura në lëvizje, arrestohen nga policia

Pak pas mesnatës, Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për posedim të paautorizuar të armës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri nga një veturë e cila ishte në lëvizje, në fshatin Hamidi të Obiliqit, policia në një distancë jo shumë të largët nga vendi i ngjarjes ka ndaluar dy personat e dyshuar, E.R,19 vjeçar dhe B.SH, 18 vjeçar.

Te njëri nga të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një thikë, një karikator dhe në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja.

Ndaj personave të dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.