Gjobat e Inspekcionit në Prishtinë do të vazhdojnë për ata që dëmtojnë gjelbërimin
06.3.2019 - 10:36
Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka shkruar në “Facebook” se gjobat nga inspektorët në këtë komunë do të shqiptohen edhe për ata që e dëmtojnë gjelbërimin.
Sipas Tahirit, këto gjoba do të shqiptohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
“Nuk kaluan as një javë prej se kjo pjesë e qytetit u pastrua, u mbush me dhe, dhe u mbjellën fidane të reja, menjëherë ndodhi shkelja e rradhës – parkimi në gjelbërim.
Inspketorët ftuan Policinë e Kosovës për konfiskim, dhe do ta shqiptojnë gjobën për dëmtim të gjelbërimit”, ka shkruar Tahiri.