Gjilan, babai kërcënon vajzën e mitur me thikë

Një vajzë e mitur është kërcënuar nga babai i saj në fshatin Zhegër të Gjilanit.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 21 ka arrestuar të dyshuarin i cili pas një mosmarrëveshje familjare, me thikë e kishte kërcënuar vajzën e tij të mitur.

Pas arrestimit të dyshuarit i është bërë matja me alkool test dhe ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.