Ilustrim

Gjilan, arrestohen të dyshuarit për vjedhje të rënda - FOTO

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Gjilan nën dyshimet për disa vjedhje të rënda. Siç njofton Policia, tek të dyshuarit janë kapur edhe një numër i madh i mjeteve të cilat të njëjtit i kanë vjedhur.

“Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve pranë Stacionit policor në Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operative dhe grumbullimit të informatave nga terreni sot më 03 mars 2019 kanë arrestuar dy të dyshuar pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje edhe me një të dyshuar tjetër i cili për momentin gjende në arrati (i njohur për policinë), me 31 mars 2019 në shtëpinë e ankuesit shqiptar shtetas i Kosovës kanë kryer veprën penale, vjedhje e rëndë’’, njofton Policia.

Sipas njoftimit, dy të arrestuarit dhe një tjetër i cili ndodhet në arrati dyshohet se kanë vjedhur mjete të ndryshme pune, si: Sharra elektrike, gjenerator elektrik, laser nivelimi për përdorim në punë të ndërtimtarisë e shumë mjete tjera të punës, si dhe orendi shtëpiake në vlerë të përgjithshme rreth 6000 Euro”, thuhet në njoftim.

“Sendet e vjedhura të dyshuarit i kanë shitur tek persona të ndryshëm. Hetuesit policor i kanë identifikuar edhe disa nga blerësit e sendeve të vjedhura të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për blerjen e sendeve të vjedhura. Shumica e sendeve të vjedhura janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit legjitim. Dy të dyshuarit I. S. (1992), dhe Q. M. (1973), që të dy shqiptar shtetas të Kosovës janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se këta të dyshuar besohet të jenë të involvuar edhe në disa raste të veprave të ngjashme penale. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, përfundon njoftimi i Policisë.

Mjetet e gjetura te të dyshuarit e arrestuar për vjedhje