218 azilkërkues shqiptarë u kthyen sot nga Gjermania dhe Franca - Foto: Policia e Shtetit / Video

Gjermania dhe Franca Kthejnë 218 Azilkërkues Shqiptarë

218 shtetas të Shqipërisë janë kthyer sot përmes Aeroportit “Nënë Tereza” nga vendet e Bashkimit Europian, ku kishin provuar të marrin azil.

Këtë e bëri të ditur vetë drejtoresha e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj në një konferencë për media.

88 shtetas shqiptarë u deportuan nga Gjermania me avion të posaçëm, pasi kishin abuzuar me kërkesa për azil, tha Hajnaj.

Ndërsa, nga Franca janë kthyer me vullnetin e tyre, 130 shtetas shqiptarë.

Me këtë rast, Policia Shqiptare ka ritheksuar se shtetasit e Shqipërisë nuk kanë asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, prandaj ka bërë thirrje që të mos shpërdorojnë para dhe kohë.