Gjendet një person i vdekur në parkun e Podujevës

Një person është gjetur i vdekur sot në Podujevë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për KALLXO.com informacionin.

Sipas Policisë, rreth orës 14:00 kanë pranuar një informatë se në parkun e qytetit në Podujevë është një person i shtrirë në tokë.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

Sipas zëdhënëses, viktima është 57-vjeçari F.E., i gjinisë mashkullore.

Aktualisht hetuesit policorë janë duke  ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast.