Foto: Ilustrim

Gjendet një person i vdekur në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur një burrë pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar.

Sipas Policisë, personi është rreth moshës 53 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Viktimën e kanë identifikuar familjarët e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:13.