Gjendet mjet shpërthyes në Leposaviq

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në breg të një lumi në Leposaviq.

Policia kishte marrë informatë nga një qytetar për mjetin shpërthyes dhe menjëherë i ishte lajmëruar rastit.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e mjetit të dyshuar, e më pas njësitë e EOD të KFOR-it amerikan në vendin e ngjarjes e kanë bërë shpërthimin e atij mjeti në mënyrë të sigurt.