‘Gjashtë’ shfaqet sot në Teatrin e qytetit ‘Hadi Shehu’ në Gjakovë

Repriza e shfaqjes “Gjashtë”  me tekst të Arian Krasniqit dhe regji të Valon Pallaskës, do të jepet sonte në ora  20:00 në Teatrin e Gjakovës – ‘Hadi Shehu’.

“Gjashtë” është një shfaqje e cila ngre dilemat sa i përket dënimin me vdekje, që aktualizohet përmes lojës së aktorëve Edi Kastrati, që luan rolin e priftit dhe Elida Shasivari, në rolin e Anës.

Për skenën është kujdesur Petrit Bakalli.