Ilustrim

Gjakovë, arrestohen dy persona për posedim të heroinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë janë arrestuar dy të dyshuar.

Te të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi e vogël substancë narkotike e llojit heroinë, dy telefona mobilë dhe një kartëmonedhë 10 euroshe.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.