Gërxhaliu: Në mbledhjen e dy Qeverive ka pasur acarim të raporteve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, mbledhjet mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë i ka quajtur “spektakle mediale”.

Gërxhaliu duke folur për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë është ndalur me theks të veçantë të mbledhja e fundit e dy qeverive e mbajtur vitin e kaluar, shkruan rtv21.tv.

Safet Gërxhaliu në “Click” tha se ka informacione se në mbledhjen e fundit të Qeverive ka pasur acarim të raporteve të delegacioneve të Kosovës në Shqipëri siç ka thënë ai për hir të një arrogance dhe nënçmimi jozyrtar saqë disa edhe e kanë lëshuar mbledhjen.

“Në këtë formë nuk avancohet bashkëpunimi ekonomik. Dhe kur dy luftojnë i treti fiton, fiton Greqia, Serbia, Italia, Maqedonia dhe në mbesim ata që do të eksportojmë edhe më tutje para të gatshme” ka thënë Gërxhaliu.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e Qeverive shqiptare ishte mbajtur me 27 nëntor në Korçë ku edhe ishin nënshkruar disa marrëveshje.

Palët ishin dakorduar në atë mbledhje se qyteti i Pejës do të jetë nikoqiri i takimit të ardhshëm të dy Qeverive./21Media