Edi Rama pas kushtëzimit të Kurtit për takim: Do të flas nesër në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë ‘kushtëzimin’ e takimit të tij me kryeministrin Albin Kurti nga ana e këtij të fundit.

Në një konferencë për media derisa fliste për disa vendime të qeverisë së tij, Rama nuk ka pranuar të komentojë, pasi u pyet nga gazetarët atje.

“Nuk jam në lidhje me këtë, jam këtu vetëm për këtë vendim. Për sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit, do të flas kur të jetë koha për të folur, që është nesër në Prishtinë” – ka thënë shkurtimisht Rama.

Pasi u pyet nga gazetarët edhe për ‘Ballkanin e Hapur’, Rama nuk pranoi të përgjigjet dhe u largua menjëherë nga konferenca.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ‘kushtëzuar’ takimin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Kjo pasi që mbledhja e planifikuar më 14 qershor në qytetin e Gjakovës ishte anuluar njëanshëm nga kryeministri i Shqipërisë.

“Unë jam i gatshëm të takohem me kryeministrin Edi Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje” – tha Kurti në konferencën për media sot.

Kurti kushtëzon takimin me Ramën, kërkon paraprakisht mbledhjen e dy qeverive