FSK nuk respekton zinë për policin e vrarë

Forca e Sigurisë së Kosovës nuk po e respekton zinë për policin e vrarë në detyrë, Izet Betaj.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë flamuri shtetëror nuk është ulur fare në gjysmë shtizë.

Në fotografitë që janë dërguar nga një qytetar shihet që në hyrje në kazermës, flamuri është i vendosur si cdo ditë tjetër.

Ndërsa pak metra ma tutje, në ndërtestën e Intelegjencës Kosovare, AKI, flamuri është ulur në gjysmë shtizë.

Flamuri ne gjysme shtize ne ndertesten e AKI-se

Edhe në ndërtestën e KEDS-it, flamuri është ulur në gjyshmë shtizë, duke u respektuar kështu dita e zizë në Kosovë.

Ndërsa në anën tjetër, pas raportimit të KALLXO.com se në Prishtinë po neglizhohet dita e zizë për policin Izet Demaj, pasi që disa institucione nuk e kanë ulur flamurin në gjysmë shtizë, menjëherë është reaguar në ndërtestën e Radio Kosovës.

Në këtë ndërtesë flamuri sapo është ulur në gjysmë shtizë.

Në rastet kur shpallet ditë zie, institucionet i ulin flamujt në gjysmë shtizë.

Në Prishtinë, disa institucione nuk kishin vepruar në këtë mënyrë, pasi që flamujt kishin qenë të vendosur si cdo ditë tjetër.

https://kallxo.com/prishtina-neglizhon-zine-per-policin-demaj-flamujt-nuk-ulen-ne-gjysmeshtize-foto/