8 shkurti, ditë zie në Kosovë pas tërmetit në Turqi e Siri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur 8 shkurtin ditë zie në Kosovë për viktimat nga tërmeti në Turqi.

“Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar” – ka shkruar Presidentja Osmani.

Një kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur drejt Turqisë për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit.

Mbi 5,000 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në dhjetë qytetet e prekura nga tërmetet: Gaziantep, Kahramanmarash, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanlëurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilis.