Prishtina neglizhon zinë për policin Demaj, flamujt nuk ulen në gjysmështizë (FOTO)
29.12.2018 - 10:44
Presidenti ka shpallur ditën e shtunë, ditë zie në Kosovë, pas vrasjes së policit Izet Demaj.
Mirëpo, në kryqytet kjo nuk po respektohet. Shumë institucione nuk e kanë ulur flamurin në gjysmë shtizë, ani pse me protokoll kjo është e paraparë.
Në hyrje të Prishtinës, flamuri i vendosur te vendi i njohur si “Rrethi i Flamurit”, nuk është ulur në gjysmë shtizë.
Flamujt nuk janë ulur as në ndërtesën e ATK-së, e të Radio Kosovës.
Ndërsa në ndërtesën e ish-rilindjes ku janë të vendosura disa ministri, flamuri i Kosovës është ulur në gjysmë shtizë.
Polici Demaj mbeti i vrarë pas një shkëmbimi me armë në mes të Policisë së Kosovës dhe një grabitësi në qytetin e Istogut.
Polici Demaj do të varroset sot në qytetin e tij me ceremoni shtetërore.