Vetura më e shtrenjtë "Lamborghini Aventador SV 750", Foto: KALLXO.com

FOTOGALERI: Veturat më të mira në 'Auto Show Gjilan 2018'

Në fshatin Përlepnicë të Gjilanit është mbajtur “Auto Show Gjilan 2018”, ku kanë marrë pjesë 110 vetura.

Në këtë “Auto Show”, pjesëmarrësit kanë garuar për veturën më të vjetër, veturën më të shtrenjtë, veturën më të fuqishme, veturën me zhurmën më të fortë, motoçikleta më e mirë, për veturën me tuning më të mirë (modifikim dhe lubrifikim).

Organizatori i kësaj ngjarjeje, Granit Zylfiu ka thënë se këtë vit kanë marrë pjesë më pak vetura për shkak se është paralajmëruar mot me shi dhe është organizuar pak me vonesë.

Çmimin si vetura më e fuqishme e ka marrë “Mercedes – Benz AMG GTS V8 BITTURBO”, vetura më e shtrenjtë e kësaj gare është shpallur “Lamborghini Aventador SV 750”, çmimin si vetura më e vjetër është shpallur “Murris MM8” e vitit 1929 kurse vetura me tuning-un më të mirë është shpallur “Mercedes – Benz C63” i vitit 2011.

“Mercedes – Benz AMG GTS V8 BITTURBO”, vetura më e fuqishme në “Auto Show Gjilan 2018”, Foto: KALLXO.com

 

“Lamborghini Aventador SV 750”, vetura më e shtrenjtë në “Auto Show Gjilan 2018”, Foto: KALLXO.com

 

“Murris MM8”, vetura më e vjetër në “Auto Show Gjilan 2018”, Foto: KALLXO.com

 

“Mercedes – Benz C63”, vetura me tuning më të mirë, Foto: KALLXO.com

 

“Audi R8 V10”, vetura me zhurmën më të fortë, Foto: KALLXO.com

Në këtë garë ishte prezent edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në “Auto Show Gjilan” 2018, Foto: Kallxo.com