Dalin nga takimi Haradinaj, Limaj e Ahmeti

Nga ndërtesa e qeverisë janë parë duke dalë, kryeministri Ramush Haradinaj Kryesuesi i Ekipit Negociator Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj.

Mendohet se ka përfunduar takimi që ishte nisur më parë mes tyre dhe presidentit Hashim Thaci.

Nuk ka pasur deklarata rreth këtij takimi

19:11

kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë nga takimi me presidentin Hashim Thaçi.

Nga takimi janë parë të largohen edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ai i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

Në takim me presidentin, ndërkaq,  vazhdojnë të jenë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ky është takimi i dytë i liderëve gjatë ditës së sotme.

Edhe gjatë ditës se djeshme ka pasur një takim të tillë por pa prezencën e Shpend Ahmetit.

Kohëve të fundit koalicioni qeveritar ka shpeshtuar takime të tilla për shkak te mosmarrëveshjes për taksën 100 për qind të vendosur për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.