Fitorja e Dytë e Majlindës në Rrugën Drejt Medaljes Olimpike

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi shënoi edhe fitoren e dytë në Lojërat Olimpike të Rios në Brazil duke e mundur xhudisten e Mauritanisë Kristina Legentil.

E ardhur nga një fitore e shpejtë në xhiron e parë ndaj zviceranes Tschopp, kosovarja Kelmendi në xhiron e dytë fitoi pas katër minutash duke përfituar nga gabimt e kundërshtares të shndërruara në vërejtje nga ana e gjyqtarit.

Një vërejtje gjatë meçit e mori edhe Majlinda Kelmendi për pasivitet.

Në gjysmëfinale, sonte rreth orës 21, Majlinda Kelmendi do të takohet me garuesen japoneze Nakamura.