Foto: QKK

Filmi ‘Shpia e Agës’ merr pjesë në festival e filmit në Karlovi Vari

Filmi i metrazhit të gjatë, “Shpia e Agës” me skenar dhe regji të Lendita Zeqiraj do ta hapë konkurrencën ‘East of the West’ në njërin nga festivalet më të rëndësishme evropiane dhe botërore të filmit në Karlovi Vari (Karlovy Vary) të Çekisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Sipas këtij njoftimi, filmi përcjellë rrëfimin e Agës (Arti Lokaj), 9 vjeçar i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit.

Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjej babanë e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi.

Në film luajnë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj.

Filmi “Shpia e Agës” është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë.