MInistria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Foto: Atdhe Mulla

Filmi “Shok” dhe Bislim Muçaj Nderohen nga Ministria

Vepra jetësore e Bislim Muçajt në këtë fushë u nderua me çmimin që mban emrin e aktorit “Bekim Fehmiu”.

Bislim Muçaj, aktor i pensionuar i Teatrit Kombëtar që ka luajtur në filma si “Heshtja” dhe “Të mjerët”, u shpreh falënderues dhe krenar për çmimin që mori.

“E falënderoj ministrin e kulturës për respektin dhe nderimin që po u bën aktorëve dhe jam shumë krenar që çmimi që po e marr mban emrin e Bekim Fehmiut”, tha Muçaj

Kujtim Shala, ministër i Kulturës ndau edhe çmimin vjetor në fushën e kinematografisë që këtë vit i takoi Eshref Durmishit ,producentit të filmit ‘SHOK’.

Producenti i filmit që u nominua për çmimin ‘Oscar’,nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimit.

Në vend të tij çmimin e pranoi aktori në filmin ‘SHOK’, Besnik Krapi i cili gjithashtu falënderoi ministrinë.

Në bazë të rregullores së ministrisë, për çmimin ‘Bekim Fehmiu’ aktorit fitues i ndahen 5000 euro ndërsa për çmimin vjetor në kinematografi ndahen 2500 euro.

Vitin e kaluar çmimin për vepër jetësore e mori Melihate Qena.

http://kallxo.com/melihate-qena-cmim-per-veper-jetesore-ne-diten-e-femijeve/