Përfaqësuesja e Kosovës - Foto: FFK

Fillon Ndeshja Kosova- Finlanda

Ka filluar ndeshja mes përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Finlandës.

Ndeshja e vlefshme për Grupin I të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”, po zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku Kosova i zhvillon takimet si nikoqir.

Kombëtarja e Finlandës është e vetmja nga e cila Kosova ka nxjerrë pikë në kuadër të garave të Grupit I.

Në ndeshjen e parë, të zhvilluar saktësisht një vit më parë, Kosova kishte nxjerrë një pikë duke luajtur baras 1 me 1.

Aktualisht, Kosova është e fundit në grup me vetëm 1 pikë, ndërsa Finlanda e parafundit me 4 pikë.