Ndeshja e ndërprerë për shkak të shiut mes Kroacisë e Kosovës do të luhet sot - Foto: Facebook

Kroacia Shënon Gol në Ndeshjen me Kosovën

Kroacia ka shënuar gol në ndeshjen me Kosovën, e vlefshme për Grupin I të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

Golin në minutën ’74 e ka shënuar Domagoj Vida.

15:40

Ndeshja mes përfaqësueses së Kosovës dhe asaj kroate, e ndërprerë dje për shkak të shiut, është duke vazhduar sot.

Ndeshja ka filluar nga minuta ’20, kur u ndërpre dje.

Kjo është ndeshja e kthimit në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.

Ndeshjen e parë Kroacia e kishte fituar si mysafire me rezultat të thellë 6 me 0, lojë e zhvilluar në Shkodër, më 6 tetor 2016.

Ndeshja e sotme po zhvillohet në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit.

http://kallxo.com/kroacia-mposhte-kosoven/