Përfaqësuesja e Kosovës - Foto: FFK

Kombëtarja e Kosovës Fillon Stërvitjet Para Takimit me Finlandën

Vetëm një ditë pas takimit të vështirë me Kroacinë, Kombëtarja e Kosovës në Futboll do ta zhvillojë sot stërvitjen e vetme para takimit të radhës me Finlandën.

Takimi do të zhvillohet të martën në “Loro Boriqi” të Shkodrës duke filluar nga ora 20:45, shkruan rtv21.tv.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘Rusia 2019’.

Ndryshe, dje Kroacia e ka mposhtur Kosovën me rezultat 1-0, në ‘Maksimir’ të Zagrebit. /21Media