Foto: Ilustrim

Ferizajasi rrah motrën

Një rast i dhunës familjare është raportuar në Policinë e Ferizajt.

Sipas Policisë, është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë  fizike  ndaj motrës së tij.

Viktima  ka pësuar  lëndime të  lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është raportuar të premten rreth mesditës.