Foto: RTV 21

Familjarët e Shtetasve Turq Tërë Natën në Aeroport

Familjarët e gjashtë shtetasve turq të arrestuar, natën e kanë kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ata po dyshojnë se të afërmit e tyre gjenden diku në hapësirat e aeroportit, ndonëse EULEX-i mbrëmë kishte kontrolluar hapësirat duke dalë me një njoftim se nuk ka gjetur asgjë.

Edhe sot pjesëtarë të këtij misioni, sipas Leutrim Sylës, avokat i njërit nga të arrestuarit janë në aeroport.

Kujtojmë se të enjten janë arrestuar dhe më pas dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq drejtues të institucionit Gulistan, ndërsa dje Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me këtë veprim ka liruar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashin.