Fabrika që bashkon punëtoret shqiptare dhe serbe

Në fabrikën për përpunimin e mishit në Klinë punojnë 12 gra, shqiptare dhe serbe, të cilat përkundër vështirësive me gjuhën, prapë se prapë kuptohem mes vete.

Projekti i fabrikës ka filluar punën dy vjet më parë me ndihmën e Bashkimit Europian.

Fabrika merret me përpunimin e mishit të derrit, me të cilin furnizohen nga fqinjët shqiptarë dhe serbë.

Përveç kasapit, i cili është i gjinisë mashkullore, e tërë puna tjetër në këtë fabrikë bëhet nga 12 gra sa punojnë gjithsej.

Në fabrikë prodhohen të gjitha llojet e mishit të freskët dhe të tymosur si dhe prodhimet tradicionale.

“Kjo është një fabrikë multietnike. Punojnë gjashtë shqiptare dhe gjashtë serbe. Shumë mirë kuptohemi. Edhe përpara jemi kuptuar mirë por kemi pasur më pak lidhje ndërmjet vete”, thotë Tatiana Iliq, pronare.

Gëzohemi për njëra-tjetrën kur ndonjëra bëhet gjyshe ose teze, shton Iliq.

“Mirë kalojmë. S’kemi probleme”, thotë Marte Marku, bashkëpronarja tjetër.

Ndërsa, Tatiana Iliq thotë se kërkesa për produktet e fabrikës së tyre është e lartë dhe s’po arrijnë t’i përmbushin të gjitha kërkesat.

Kjo fabrikë furnizon restorantet në Gjakovë, Klinë dhe Prishtinë. (REL)