Abidin Shehu, Sheh FOTO: KALLXO.com

Shehu: Rrymat e reja në fe, probleme me tolerancën ndërfetare

Abidin Shehu, sheh në teqenë e Prizrenit, ka folur lidhur me tolerancën fetare dhe ndëretnike në qytetin e tij.

Në DebatPernime ai tha se në islamin tradicional, toleranca është e mishëruar, ndërsa sipas tij kjo nuk është e sigurt për rrymat e reja.

“Nëse duam të jemi realist, (situata) ndonjëherë është kopsht me lule por ndonjëherë nuk është. Në Prizren ata që janë mysliman të vërtetë asnjëherë nuk e kanë problem këtë çështje të dallimeve ndërmjet feve, por ndoshta këto rrymat e reja që kanë filluar me u shfaq edhe në Kosovë, aty mund të dëgjojmë për mostolerancë”, tha Shehu.

Lidhur me tolerancën fetare dhe ndëretnike diskutuan: Mytaher Haskuka, Kryetar i Prizrenit; Lutfi Ballëku, Imam; Ilarion Lupuloviq, Prift Ortodoks;, Abidin Shehu, sheh; Besa Ismajli, profesoreshë në Fakultetin e Studimeve Islame; Jovana Radosavljeviq, OJQ Iniciativa e Re Shoqërore; Agnesa Çipa-Laçi, qytetare;  Bujar Laçi, qytetar;  Branislav Krstic- gazetar.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: