Ekipi i Majlindës, Optimist për të Artën

Ekipi i xhudos kosovare që është në Rio të Brazilit është optimist se Majlinda Kelmendi dota kalojë edhe pengesën e fundit për t’u stolisur me medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, në një deklaratë të shkurtë para ndeshjes finale, tha se pret që Majlinda të fitojë ndaj italianes Odette Guifrida.

“Italianja është mjaft e papërshtatshme por për Majlindën mund të jetë më lehtë se gjysmëfinalja”, tah Agron Kuka.