Gjykata Themelore e Gjakovës - Foto: KALLXO.com

Dy vite burgim për Hilmi Zenën, për shkelje të detyrimeve familjare, me pasojë vdekjen e gruas

Hilmi Zena është dënuar me dy vite burgim, nga Gjykata e Gjakovës për shkak të shkeljeve të detyrimeve familjare.

Zena akuzohej nga Prokuroria se ish-bashkëshorten e tij Antigona Morinën, nuk e kishte dërguar tek mjeku pasi që asaj iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore.

Prokuroria pretendonte se tani e ndjera Antigona Morina, si pasojë e gjakderdhjeve të shumta që ka pasur nga organi i saj gjenital, e njëjta e ka humbur jetën.

Seancën e sotme të mbajtur në degën në Rahovec të drejtuar nga gjyqtarja Ilirjana Hoti, pala e dëmtuar për kërkesë pasurore është udhëzuar në kontest civil.

Pasi që i akuzuari Hilmi Zena ishte liruar nga aktakuza, ky rast ishte kthyer në rigjykim pas ankesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Në lidhje me këtë, është ka pasur edhe protesta me qëllim të kërkimit të drejtësisë ndaj femrave.

https://kallxo.com/rrjeti-i-grave-proteston-ne-rahovec-kerkojne-drejtesi-per-antigonen/

.