Mjek - Foto: REL/Wikipedia Commons

Doktori turk që dyshohet për shkelje ligjore largohet nga Kosova

Gjinekologu turk Ahmet Payasli përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas shtatë viteve të punës së tij në Kosovë ai ka vendosur të kthehet në vendin e tij në Turqi.

“Unë jam shumë i pikëlluar që largohem nga Kosova. Tani e tutje punën time do ta vazhdoj në Stamboll. Megjithatë, kudo që të jem dhe në çfarëdo moshe të jem, unë përherë do ta ndjek rrugën e së drejtës. Ju gjithnjë mund të më shkruani apo të më thirrni dhe do i ndaj njohuritë e mia me ju. Ju pres në Stamboll”, ka shkruar Payasli.

KALLXO.com ka raportuar Payasli është shpallur fajtorë nga Këshilli Etik i Odës së Mjekëve sepse kishte punuar pa licencë.

Inspektorati Shëndetësorë dhe ai Farmaceutik disa herë e kanë bastisur ordinancën e Payaslisë.

Inspektorati Farmaceutik thotë të ketë gjetur barna pa afat, ndër to edhe barna për IVF. Por të gjitha këto mohohen nga Payasli i cili pretendon se ka punuar ndershëm.

https://kallxo.com/keshilli-etik-i-odes-se-mjekeve-shpall-fajtore-ahmet-payaslin-dhe-hana-cavderbashen/

.