Nga një luftë e Distria Krasniqit | Foto: Facebook

Distria- Dy Fitore dhe Dy Humbje në Rusi

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi shënoi dy fitore dhe pësoi dy humbje në mastersin e Rusisë, ndërsa zuri vendin e pestë.

Trajneri Driton Kuka e vlerësoi edhe këtë rezultat të xhudistes. Shkroi në Facebook se Distria u ndesh me xhudistet më të mira të botës.

“Radhazi Disi sot u ndesh me tri medalistet e botërorit të fundit!Mposhti nënkampionen aktuale botërore japonezen Tsunoda, e u mposht dy herë- të dy herat në golden score nga rusja Kuzjutina dhe brazilianja Miranda!”, shkroi Kuka.

Kuka vlerësoi se Distria Krasniqi zhvilloi luftëra të nivelit të lartë.

“Ishte në nivel të lartë Distria sot, por mungoi medalja e shumëdëshiruar!Sot në xhiron e parë mooshti hungarezen Pup Reka me ippon e mandej pati tri lufta me tri kolose botērore!”, tregoi trajneri Kuka.

Në nëntor Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kampionatin europian për moshën deri 23 vjeëe.

http://kallxo.com/distria-krasniqi-e-arte-ne-podgorice/