Digjet një Shtëpi në Gjakovë

Shpërthimin e zjarrit në këtë shtëpi  e raportoi pronari i saj rreth orës 13:00.

Me të marrë informacionin njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar sipas ankuesit arrin shifrën 50 mijë euro.

Sipas zëdhënëses së Policisë në Gjakovë, Lirie Podrimaj, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“ Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Gjakovë kanë njoftuar se për momentin edhe nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe se në atë shtëpi personi ankues ka banuar me qira, përderisa ka qenë brenda ai ka thënë se ka vërejtur se një pjesë e kulmit është përfshirë nga zjarri, por se nuk e dinte shkakun.

Zëdhënësja Podrimaj tha se gjatë ditës nga vendi i ngjarjes do të ketë detaje tjera për këtë djegie.

“Pasi që ekipet policore dhe ekipi i emergjencave nga Komuna e Gjakovës kanë qenë në vend të ngjarjes po presim raportin e ekspertëve lidhur me këtë çështje,” tha Podrimaj.

Ajo shtoi se gjatë djegies nuk ka pasur të lënduar.