Arkiva | Foto: KALLXO.com

Digjet Një Shtëpi në Dubovë të Pejës

Në Dubovë të Pejës, sipas raportit të përditshëm policor, dje pasdite flakët kanë kapluar shtëpinë e një personi që ndodhet jashtë vendit.

Përfshirja nga zjarri e kësaj shtëpie u raportua në polici, ndërsa ajo është duke e hetuar rastin që e ka regjistruar si zjarrvënie.

Policia njofton se njësia e zjarrfikësve pas intervenimit e lokalizoi zjarrin.

KALLXO.com ka raportuar edhe për raste tjera të shpërthimit të zjarreve. Këto shkrime mund t’i lexoni këtu.