‘Diaspora Flet’ bën bashkë tre ministra të tri shteteve

Ministrat e Diasporës së Shqipërisë, Maqedonisë e Kosovës do të bëhen bashkë në Prishtinë më 17 maj në kuadër të konferencës “Diaspora Flet” të organizuar nga “Germin”.

Sipas komunikatës së lëshuar nga kjo organizatë, ministri për Diasporën për Kosovë, Dardan Gashi, homologu i tij nga Shqipëria ministri Pandeli Majko, si dhe ministri Edmond Ademi nga Maqedonia do të flasin rreth angazhimit të diasporës në vendet e origjinës.

“[Ministrat] do të flasin për mënyrat e vendosjes së qëllimeve kryesore për angazhimin e diasporës në vendet e origjinës, bashkëpunimet ndër-shtetërore dhe planet e angazhimit në të ardhmen për shfrytëzimin e potencialit të diasporës drejt zhvillimit të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, konferenca “Diaspora Flet” do të zgjasë katër ditë- nga 17 deri më 20 maj.

Në komunikatë sqarohet se paneli i ministrave do të moderohet nga Liza Gashi, drejtoreshë e Programeve në “Germin”.

Takimet “Diaspora Flet” KALLXO.com i ndoqi edhe gjatë vitit të kaluar.

Suzana Shkreli Sheh Shumë Shpresë dhe Shumë Fuqi në Kosovë

Të Suksesshmit e Diasporës- Takime me të Rinjtë e Kosovës

http://kallxo.com/pervoja-mergimtaresh-nga-kamboxha-ne-austri/