Përvoja e Ndërmarrësisë në Diasporë dhe bashkëpunimi me Kosovën

Ndërmarrës dhe studiues shqiptarë që veprojnë nëpër botë janë mbledhur në kuadër të konferencës ‘Diaspora Flet’ për të ndarë përvojat e tyre lidhur me zhvillimin e bizneseve.

Tema e këtij raundi të dikskutimeve në ‘Diaspora Flet’ ishte “Mobilizimi i Diasporës për Zhvillim: Teknologjia dhe Ndërmarrësia.

Në kët panel, Arbri, një shqiptar që është pronar i një kompanie në Zvicër tregoi se si kishte menduar të investojë në Kosovë.

“Bëjmë projekte për IT Consulting. Si personalitet jam i interesuar gjithmonë në teknologji, tash është koha për teknologji, ai që nuk kupton teknologjinë rrezikon të mbetet prapa edhe në ekonomi. Kur e hapa kompaninë mendova se a ka mundësi me e lidh edhe me Kosovën Mu hap edhe interesi me fillu edhe disa investime në Kosovë dhe tash punoj me një partner”, tha ai.

Në këtë panel të diasporës mori pjesë edhe Monika me prejardhje nga Shqipëria dhe që punon në Gjermani duke u marrë me burime njerëzore.

“ Kam një eksperiencë të gjatë vecanërisht në konsulencë. Jam marrë me një hulumtim të Kosovës dhe Shqipërisë të mundësive për investime që ka rajoni. Më vonë themelova dy kompani. Shqipëria lidhet shumë edhe me historinë izoluese dhe burimet njerëzore nuk kanë filluar të zhvillohen dhe kemi një largim të trurit masiv. Kemi avantazh që kemi moshën mesatar të re”, tha ajo/

Në anën tjetër, Shqipe Buzuku nga Kosova me punë në Finlandë tregoi se si hulumtimet e saj mund të jenë të dobishme për kompanitë kosovare.

“Gjatë gjithë kohës që un kam bërë hulumtim jam fokusuar në planifikimin dhe zhvillimin e metodave për lehtësimin e procesit të vendimarrjes në menaxhimin e faktorëve të ndryshëm për trajtimin e ujërave të zeza, kryesisht industriale. Unë jam këtu për të ndoihmuar studentët e rinj por edhe bizneset kosovare që tu prezantoj metodat kreative që i kanë këto përparsësi”, tha Buzuku.

Ndërsa, kosovarët po shihet si burim i dobishëm njerëzor për investim edhe nga Flamur Mavraj, pronar kompanie në  Norvegji.

“Më 2018 ekam hap një zyrë që të investoj në Kosovë për shkak se e kam parë një potencial këtu të burimeve njerëzore për ti kryer shërbimet por edhe me një kosto më të lirë normal. Teknologjia nuk është më luks. Sipas një raporti rezulton që 76 përqind e përdorin internetin që është për tu admiruar”, tha Mavraj.

“Diaspora Flet 2018” nisi më 17 maj, ndërsa do të zhvillohet deri më 20 maj.

http://kallxo.com/diskutim-per-mobilizimin-e-diaspores-per-zhvillim/