Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin "Hero i Kosovës" dëshmorin Kapllan Ahmetaj - Foto: Facebook

Dëshmori Kapllan Ahmetaj Dekorohet me Urdhrin ‘Hero i Kosovës’

Duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese, presidenti i Kosovës ka dekoruar sot dëshmorin Kapllan Ahmetaj me urdhrin “Hero i Kosovës” për trimërinë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.

“Kujtimi për sakrificën e tij në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës do të jetë i përhershëm”, ka shkruar presidenti në profilin e tij në “Facebook”.

Dëshmori Kapllan Ahmetaj është rivarrosur të hënën me nderime të larta ushtarake në vendlindjen e tij, në Radishevë të Drenicës, pas identifikimit të trupit të tij kohë më parë.

Në ceremoninë e dekorimit të dëshmorit nga presidenti përveç familjarëve të tjerë ishte edhe motra e Heroit të Kosovës, ish-deputetja Sala Ahmetaj.

Heroi i Kosovës ka rënë në një betejë me forcat serbe në verën e vitit 1998.