Deputetët me dilema për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Kuvendi i Kosovës po vazhdon debatin për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Përfaqësuesit e grupeve parlamentare kanë shfaqur dilemat sa i përket amandamentit të tretë të propozuar nga deputeti Mërgim Lushtaku, lidhur me ndalimin e importimit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet.

Memli Krasniqi nga PDK-ja tha se propozimet janë racionale dhe se sipas tij ato do të trajtohen edhe nga komisionet përkatëse.

Dardan Sejdiu në emër të PSD-së, deklaroi se sa i përet vjetërsisë së veturës, trajtimi duhet të jetë jo vetëm për kah aspekti ambiental, por edhe për aspektin e sigurisë.

“Në momentin që importohet një veturë më e vjetër se 10 vjet, importohet me një DPF ose të shkatërruar ose me një të tillë që nuk është në gjendje ta ndalë emetimin e gazrave”, tha ai.

Muharrem Nitaj nga AAK-ja tha se nuk ka dyshim që nisma për këto ndryshimet në këtë ligj, ‘është një nsimë e  jashtëzakonshme dhe shumë e nevojshme’.

“Edhe ne kemi dilema sa i përket vjetërsisë së automjeteve. Besojmë që nuk duhet të krijojmë një hapësisë për importine  bërllogut që vendet e zhvilluara moti e kanë heqë nga vendi i tyre”, tha ai.

Nisma i ka dhënë mbështetje amandamenteve për kontrollin teknik e koston, por ka shprehur dyshime lidhur me importin e veturave më të vjetra se 10 vjet. Këtë e potencoi Bilal Sherifi nga kjo parti politike.

Frashër Krasniqi nga PSD-ja theksoi se tema që i prek qytetarët janë politikat fiskale lidhur me importin e makinave.

“Edhe nëse e heqim kufizimin kohor, nuk është që po ua lehtësojmë jetën qytetarëve ndërkohë që po krijon probleme të tjera shtestë si ato të ambientit dhe të sigurisë”, tha Krasniqi.

https://kallxo.com/kuvendi-diskuton-ndryshimet-e-ligjit-per-automjete/