'Stock photo' nga Pixabay

Çfarë ka Bërë Shteti Për Ju dhe Çfarë Keni Bërë Ju Për Shtetin?

Më 17 shkurt, Kosova shënon 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj. Disa nga të rinjtë e anketuar thonë se gjatë kësaj dekade të shtetësisë, Kosova nuk ka krijuar kushte të mira për të rinjtë dhe perspektivën e tyre. Por, të pyetur se çfarë kanë bërë për shtetin, ata shprehen se pas studimeve, do të kontribuojnë për shtetin.

Shpresa Kastrati, mësimdhënse konsideroi se ndihma nga shteti në fakt ka qenë vetëm reflektim i punës së saj.

“Jo edhe shumë, më vjen keq jam mësimdhënëse e gjuhës angleze, ndodshta në studime më ka ndihmuar me një bursë simbolike që gjithsesi unë me forcat e mija e kam arritur”, tha Kastrati.

Ngjashëm, qytetarë të tjerë konsiderojnë se nga shteti presin më shumë se çfarë marrin momentalisht.

Në anën tjetër, në pyetjen se çfarë kanë kontribuar këta qytetarë për shtetin, shumica prej tyre përmendën punën që bëjnë dhe pagesën e taksave.

Krenar Berisha ,nxënës  thotë se mësimi është njëri nga shpagimi që ai i bën shtetit./ REL