‘Bryma e vdekjes’ premierë në Teatrin Kombëtar

 Teatri Kombëtar i Kosovës do të sjellë sot premierën e shfaqjes “Bryma e vdekjes” me tekst të Milazim Krasniqit dhe regji të Burbuqe Berishës.

“Bryma e vdekjes” do të shfaqje në ora 20:00 dhe është realizuar në bashkëpunim edhe me Baletin Kombëtar.

Shfaqja trajton tmerret që përjetuan qytetarët kosovarë në ‘Kampin e Ballcës’ më 1999 gjatë luftës së Kosovës, 20 vjet më parë dhe vjen edhe si kujtesë ndaj njërës prej episodeve më tragjike që kanë ndodhur mbi popullin e Kosovës, eksodin e dhunshëm masiv të qytetarëve, sidomos  gjatë muajve mars- qershor të vitit 1999.

Në shfaqje janë: Valmir Krasniqi, Albulena Kryeziu –Bokshi, Bujar Ahmeti, Teuta Krasniqi, Artiola Hamdija, Blerta Deliu, Afrim Muqa, Naim Berisha, Ismet Azemi, Shpetim Kastrati, Labinot Raci, Xhejlane Godaci, Adhurim Demi.