Shfaqja ‘Bryma e vdekjes’ premiera e radhës në Teatrin Kombëtar 

Regjisorja Burbuqe Berisha ka nisur në fillim të kësaj jave provat për realizimin e shfaqjes “Bryma e vdekjes” me tekst të Milazim Krasniqit.

Teatri Kombëtar i ka besuar konceptit të regjisores Berisha për inskenimin e kësaj shfaqje, premiera e së cilës është planifikuar të jepet më 5 prill 2019, në skenën e TKK-së.

Drama “Bryma e vdekjes” rrëfen tmerret që përjetuan qytetarët kosovarë në kampin e Bllacës në Maqedoni gjatë luftës së Kosovës,  të cilit depërtoheshin me dhunë nga policia serbe drejtë vendit fqinj.

E tërë ngjarja, ka thënë regjisorja Berisha për Kallxo.com ndodhë në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë në vendkalimin e njohur me emrin ‘Bllaca’.

Bllaca ishte zgjedhur si vendqëndrim i detyrueshëm për mijëra civilë shqiptarë, viktima të spastrimit etnik të ushtruar nga Serbia.

“Premiera e shfaqjes do të jepet më 5 prill, ndërkaq luajnë  aktorët Teuta Krasniqi, Bujar Ahmeti, Valmir Krasniqi , Albulena Kryeziu –Bokshi, Ismet Azemi, etj”, ka thënë regjisorja Berisha.