Presheva

Për shkaqe sigurie, Teatri Kombëtar anulon shfaqjen në Preshevë

Teatri Kombëtar i Kosovës i Kosovës ka anuluar shfaqjes e dramës  “Bryma e vdekjes” që ishte planifikuar të jepet nesër mbrëma në Teatrin e Preshevës.

Përveç aktorëve rezidentë të TKK-së, në këtë shfaqje aktron edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu.

Lajmi për anulimin e udhëtimit të nesërm të TKK-së për në Preshevë, për KALLXO.com është konfirmuar edhe  drejtori i Përgjithshëm i TKK-së,  Agim Sopi.

“Shfaqja është anuluar për shkaqe sigurie, sepse ata kanë dashur që ne me pasë leje prej Zyrës Ndërlidhës të Serbisë me kalu andej dhe ne s’kemi arritë ta sigurojmë me kohë atë dhe për këtë arsye është anuluar shfaqja”, ka thënë drejtori Sopi.

Teatri Kombëtar i Kosovës kishte planifikuar shfaqjen e dramës ‘Bryma e vdekjes” nesër, më 15 qershor 2019, në Teatrin e Preshevës, i cili funksionon në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”.

Për anulimin e shfaqjes ka reaguar edhe Valon Nuhiu, drejtori i Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”, pjesë e së cilës është edhe Teatri i Preshevës.

Drejtori Nuhiu ka shkruar në Facebook se shfaqja “ Bryma e Vdekjes“ që ishte e planifikuar të shfaqet në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica “në Preshevë më këtë të shtunë nuk do të shfaqet.

Shfaqja ‘Bryma e Vdekjes” me tekst ë Milazim Karsniqit dhe regji të Burbuqe Berishës rrëfen tmerret që kanë përjetuar qytetarëve Kosova në kampin e Bllacës në kufirin Kosovë – Maqedoni gjatë luftës së Kosovës.