Foto: Ilustrim

Bomba në parkingun e diskotekës rrugës për Pejë

Mbrëmjen e kaluar në një parking të një diskoteke e cila gjendet në rrugën tranzit për Pejë, janë gjuajtur dy bomba.

Nga kjo janë dëmtuar disa makina.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj.

“Dy bomba janë gjuajtur në një parking të një diskoteke në rrugën tranzit. Nga shpërthimi i bombave janë dëmtuar disa makina. Rasti është duke u hetuar edhe na policia edhe nga prokuroria”, tha Kurmehaj.