Bllokohen Llogaritë e Kadirov në Rrjetet Sociale

Autoritetet ruse kërkuan shpjegime nga rrjetet shoqërore Facebook dhe Instagram për shkak të bllokimit të llogarive të liderit kontrovers çeçen, Ramzan Kadyrov.

Kadyrov ka akuzuar Qeverinë amerikane për trysni ndaj mediave sociale për të çaktivizuar llogaritë e tij, të cilat janë mbyllur të shtunën pa asnjë shpjegim.

SHBA ka vendosur sanksione financiare dhe në udhëtime ndaj Kadyrov javën e kaluar, për shkak të akuzave të shumta lidhur me abuzim me të drejtat humane.

Kadyrov, i cili është lojal ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, është adhurues i mediave sociale, sidomos Instagramit.

Ndryshe, ai ka më shumë se 3 milionë ndjekës në Instagram, në llogarinë në gjuhën ruse dhe mbi 750 mijë ndjekës në Facebook.

Llogaria e tij në Instagram në gjuhën angleze është ende aktive./rtv21/