Ilustrim - Paratë e konfiskuara nga Policia

Bleu gjëra ushqimore, tentoi t’i paguajë me para false

Një arkëtare në një market në komunën e Fushë Kosovës ka raportuar se një burrë ka tentuar të paguajë me para të falsifikuara.

Në raportin e policisë thuhet se personi pasi kishte marrë gjëra ushqimore për t’i blerë, kishte tentuar që ta bëjë pagesën me kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar.