ARKIV

BIRN dhe ACDC shpërblejnë tri storiet fituese në fushën e të drejtave të komuniteteve...

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN Kosova, në bashkëpunim me Qendrën e Avokimit për Kulturë Demokratike do ta organizojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për tri storiet më të mira gazetareske në çështje të të drejtave të komuniteteve pakicë, të drejtat e gruas dhe të komunitetit LGBT, të transmetuara në mediat televizive, shtyp apo online. Ngjarja zhvillohet në lokalin Dit’ e Nat’, në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00.