Një gomone e sekuestruar nga Policia shqiptare - Foto: Facebook

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, kapet gomonia me 1 ton kanabis

Policia shqiptare ka njoftuar gjatë një operacioni të përbashkët ndërkombëtar kundër trafikut të narkotikëve është arritur të sekuestrohet një gomone me 1 ton kanabis, të arrestohet një i dyshuar dhe një tjetër është në kërkim.

“Falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve te Policisë shqiptare dhe Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Ndërlidhëse policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e radhës kundër trafikimit te narkotikeve”, njofton Policia e Shtetit.

Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes.

Trafikantët gjatë ndjekjes me helikopterë te Frontex dhe mjete detare, e hodhën drogën ne det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos, njofton Policia e Shtetit.

Afër brigjeve italiane skafistët u përpoqën të largoheshin dhe u hodhën në det.

“Forcat italiane kane arrestuar shtetasin M. Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur ne kërkim bashkëpunëtorin e tij”, njofton Policia e Shtetit.