Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Ferizaj, kapet afër 1 kg heroinë, një pikturë e vjetër italiane që dyshohet se është e vjedhur, armë e para

Lidhur me një rast të blerjes, posedimit, shpërndarjes e shitjes së drogës të 21 korrikut, Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Ferizaj dy të dyshuar.

Policia njofton se lidhur me rastin janë ndaluar dy vetura dhe janë arrestuar dy të dyshuar.

Gjatë kontrollit te të dyshuarit, në veturat e tyre, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: 950.01 gramë substanca të dyshuara të llojit heroinë, para të gatshme 710.25 euro,  20 dollarë, një peshore digjitale, një pistoletë me dy karikatorë me nga 5 fishekë, një pako me 35 fishekë, një pikturë e vjetër italiane me vlerë të madhe e cila dyshohet se është e vjedhur, një këllëf i pistoletës, një jelek anti-plumb, 6 telefona celularë, dy vetura dhe disa dokumente dhe kartela bankare.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .