Pranga - Foto: Rtv21

Babai nga Korça Dënohet me Burg nën Dyshimin se Ngacmoi Seksualisht Vajzën

Gjykata e Korçës ka dënuar me 6 vjet burg 36-vjeçarin Edison Shuli, i akuzuar për ngacmim seksual të vajzës së tij vetëm 5 vjeçe.

Mësohet se Apeli ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Edison Shuli nga Maliqi u denoncua nga bashkëshortja e tij për ngacmim të së bijës.

Sipas saj, 36-vjeçari, zhvishej në sy të vajzës dhe kryente vepra të turpshme përpara saj.

Ka dyshime se Edison Shuli edhe e prekte vajzën e tij në pjesë të ndryshme të trupit.

Por babai i Edisonit, njëherësh gjyshi i vajzës së vogël, është shprehur kundër vendimit të gjykatës, duke deklaruar se po i akuzojnë të birin pa prova.

Ai ka paralajmëruar se do të hakmerret ndaj prokurorëve që i morën të vetmen gjë që kishte, moralin. Jani Shuli bën përgjegjëse bashkëshorten e djalit, që sipas tij ka gënjyer për t’u ndarë nga Edisoni.

“Vendimi i gjykatës, i padrejtë. Prokuroria nuk ka prova që e mitura është ngacmuar seksualisht nga Edison Shuli. Vajza është ngacmuar nga vetë e ëma për të gjetur arsye qe të ndahej nga bashkëshorti. Do bëj vetëgjyqësi. Nuk më ka mbetur asgjë. Gjithçka kisha ishte morali, por edhe ketë ma mori gjykata dhe prokuroria e Korçës duke ma dënuar djalin padrejtësisht. Dua drejtësi. Prokuroria është e korruptuar. Do hakmerrem ndaj prokurorëve, nëse nuk vihet në vend drejtësia. Prokuroria të provojë që 5 vjeçarja është abuzuar nga e ëma dhe familja e saj. Jam i bindur në pafajësinë e tim biri”, tha ai. /21Media