Azra Sariq Përsëri në Gjykimin e Naser Kelmendit

Seanca e këtij gjykimi edhe sot është e mbyllur, ngase këtë e ka kërkuar dëshmitarja.

Shariq dëshmoi në gjykimin e Naser Kelmendit edhe të mërkurën që shkoi. Edhe të mërkurën seanca ishte mbyllur për publikun me kërkesë të saj.

http://kallxo.com/mbyllja-e-shpeshte/

Në këtë proces gjyqësor kanë dhënë dëshminë deri tash edhe dëshmitarë tjerë nga Bosnja, pasi Naser Kelmendi ka edhe shtetësinë e këtij shteti.

Shumë seanca të këtij gjykimi janë zhvilluar pa praninë e publikut.

http://kallxo.com/seance-e-mbyllur-ne-gjykimin-e-naser-kelmendit-2/

http://kallxo.com/edhe-sot-seance-e-mbyllur-ne-gjykimin-e-naser-kelmendit/

Naser Kelmendi akuzohet për vrasje të rëndë, krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Ai krahas shtetësisë kosovare e ka edhe atë boshnjake, ndërsa u arrestua nga policia e Kosovës në majin e 2013-ës, pasi u kërkua me fletarrest ndërkombëtar nga Bosnja.

Pasi Bosnja e Kosova nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe as marrëveshje ekstradimi, Kelmendi është duke u gjykuar në Kosovë, por ai ka akuzë edhe në Bosnjë.

Në Bosnjë Kelmendi po akuzohet për krim të organizuar, vrasje të mbetur në tentativë dhe për shitje e shpërndarje të substancave narkotike në Amerikën Latine, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtetet tjera të Evropës Perëndimore.

Kur iu lexua aktakuza më 16 janar, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi aktakuzën një prodhim nga Bosnja.