Marjan Gjokaj - Foto: Facebook

Autoritetet serbe e lirojnë zyrtarin e ATK-së, Marjan Gjokaj

Autoritetet e Serbisë e kanë liruar zyrtarin e Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokaj.

Gjoka ishte ndaluar ditë më parë në Serbi.

Ndaj ndalimit të tij kishte reaguar ashpër ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili kishte kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

https://kallxo.com/autoritetet-serbe-arrestojne-zyrtarin-e-atk-se/

Lajmin për lirimin e zyrtarit të ATK-së për KALLXO.com e ka konfirmuar një mik i tij, Kristë Gjokaj, komandant i Policisë në Gjakovë.

“Po, është e vërtetë. Për pak pritet të hyjë edhe në Kosovë. Ai është ndaluar nën dyshimin për krime lufte”, ka thënë shkurt Gjokaj.